Thursday , March 4 2021

Tubimi presidencial/ Policia plan masash në Qarkun Elbasan, kontrolle të rrepta për elementë “provokativë”

ELBASAN

Për shkak të paralajmërimit të tubimit presidencial gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore kryesore që përshkojnë Qarkun e Elbasanit janë ngritur postblloqe policie.

Në kryqëzime ka kontroll të dokumentacionit të automjeteve dhe verifikim të shtetasve. Kontrollet kryerjen me shërbime të përforcuara të policisë rrugore në bashkëpunim me ato të rendit.

Kontrolle edhe bagazheve të udhëtarëve si dhe kontrolle për armë dhe lëndë narkotike. Kontrollet në bazë të planit të marrjes së masave për evitimin e pjesëmarrjes së elementëve provokativë dhe atyre me precedentë penalë në Tubimin “Presidencial” të pasdites që do zhvillohet në Kryeqytet.

Rreth Rrotullimi i Bradasheshit është një nga pikat më të rëndësishme të kontrollit ku policia “skanon” të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Tiranës nga Juglindja e vendit dhe nga një pjesë e Shqipërisë së Mesme.

Burime zyrtare nga degët e PD dhe LSI në Qarkun e Elbasanit parashikoj që që të paktën nga Opozita e Bashkuar të bëhen pjesë e tubimit “Presidencial” të paktën 10 mijë qytetarë.