Thursday , July 29 2021

“Më mungon shumë”, vajza e Xhevdet Ferit bën dedikimin prekës për të atin

Rreth 2 muaj më parë aktori i mirënjohur Xhevdet Feri ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.

Së fundmi, vajza e tij, Bora Feri ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet me babanë e saj, dhe bashkangjitur fotos shkruan: Më mungon shumë papi!

Xhevdet Ferri e filloi karrierën kinematografike që kur ishte student. Ka luajtur dhjetëra role si në teatër ashtu dhe në film.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën luajti filmat si, ‘’Dhe vjen një ditë’’, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka”, “djali i Abazit”, etj./b.l/noa.al/