Tuesday , March 9 2021

Vajza e re është vetëm në rrugë, pastaj një i pastrehë i thotë: ”Futu shpejt në makinë dhe mbyllu brenda!”

COMMENTS

Një mbrëmje, Kate McClure, nga New Jersey, po ngiste makinën e saj në Filadelfia, kur, papritmas, makina u ndal, shkruan ShkodraNews. Ajo mendonte se mund të shkonte në shtëpi edhe pse drita e rezervës ishte ndezur, por kjo nuk ndodhi.

Ajo në panik vendosi të dilte jashtë mjetit dhe u nis për në pikën më të afërt të karburantit. Gjatë rrugës ajo u takua me një njeri të pastrehë, i cili i tha asaj të kthehej në makinë dhe të mbyllej brenda.

Kate e dëgjoi atë dhe, pak pas kësaj, burri u kthye dhe kishte me vete një enë me benzinë. Ai ishte një njeri i pastrehë dhe kishte shpenzuar 20 dollarët e tij të fundit për të blerë lëndë djegëse për Kate, por për fat të keq në atë kohë vajza nuk kishte para me vete dhe nuk mund t’ia kthente paratë menjëherë.

Emri i njeriut është Johnny Bobbitt Junior, ai është 34 vjeç dhe në të kaluarën ai kishte qenë një shofer ambulance, ndërsa tani, prej rreth një viti, jetonte në rrugë, shkruan ShkodraNews. Ai kishte ardhur në Filadelfia për të gjetur një punë të re, por kurrë nuk ia arriti këtij qëllimi, shkruan ShkodraNews. Atij i është dashur të flejë një natë në rrugë dhe ajo natë u bë tre javë, pastaj muaj, derisa tani ishte bërë 1 vit.

Pavarësisht nga përvoja e vështirë e jetës së tij, Johnny, kur pa se Kate kishte nevojë për ndihmë, nuk hezitoi për asnjë moment ta ndihmonte. Me 20 dollarët e fundit ai e mbushi enën dhe i furnizoi asaj makinën.

Por ky është vetëm fillimi i historisë.

Kate vendosi t’ja kthente favorin njeriut që e kishte shpëtuar. E reja dhe i dashuri i saj shkuan për ta takuar Johnny çdo ditë dhe i dhanë para, ushqim dhe gjëra të tjera të dobishme.

Gjatë këtyre javëve, çifti mundi të mësonte shumë për Johnny dhe ata gjithashtu mund të dëgjonin historinë e tij. Ata panë fotot e tij në Facebook dhe kjo shkaktoi një këmbanë alarmi.

“Po shikoja fotot dhe mendova se kjo mund të isha unë,” tha Kate gjatë një interviste.

Pas takimit me të, Kate dhe i dashuri i saj vendosën se donin të bënin diçka më shumë për ta ndihmuar Johnny-n të rimarrë jetën e tij.

Më 10 nëntor ata filluan një fushatë në platformën GoFundMe, përmes së cilës është e mundur të dhuroni para për ta ndihmuar këtë burrë. Qëllimi ishte të arrinte në 10 mijë dollarë, në mënyrë që të paguante shpenzimet dhe një shtëpi në të cilën të jetonte për disa muaj.

Në një kohë shumë të shkurtër ata arritën në 1.700 dollarë dhe vendosën që Johnny-t t’i japin lajmin e mirë; e ata madje i çuan edhe një shishe shampanjë për të festuar.

“Kjo ka ndryshuar jetën time,” i tha Johnny çiftit me entuziazëm.

Historia e këtij njeriu bujar shpejt bëri xhiron e internetit dhe fushata u mbyll për shkak se shuma e konsiderueshme prej 402.811 dollarë u arrit.

Kate dhe i fejuara e saj ishin pa fjalë për përgjigjen e madhe të njerëzve që ndihmuan mikun e tyre të ri të rimarrë jetën e tij.

Në kohët e fundit gazetat dhe lajmet na japin shumë lajme të këqija, por një histori si kjo mbush zemrat tona me gëzim, shkruan ShkodraNews. Kjo është prova konkrete që na bën të kuptojmë se ende ekziston mundësia për ta bërë botën një vend më të mirë.

Historia e Johnny-t tregon se jeta mund të jetë e paparashikueshme dhe se nuk duhet të mendojmë kurrë se gjërat e këqija ndodhin vetëm te të tjerët. Ne duhet të mësojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin.