Thursday , March 4 2021

Elbasan/ Vidhet një shumë e madhe parash në një banesë, policia kap autorin, por vihet në kërkim të…

Një shumë e madhe parash në orët e para të mëngjesit të datës 4 mars, në banesën e shtetasit H. M. në Cërrik, ku janë marrë 800.000 lekë dhe 500 €. Policia bën me dije se në pranga është vënë autori i grabitjes, i cili është R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin.

Por po punohet për gjetjen e shumës së vjedhur.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, Policia zbardh në kohë rekord vjedhjen e një shume të madhe parash në një banesë.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 04.03.2020, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit H. M., ku ka marrë 800.000 lekë dhe 500 €.

Vijon puna për gjetjen e shumës së parave, të cilat dyshohet se i ka fshehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.