Sunday , February 28 2021

“Na ke lodh me punë”, Krenar Çoçaj s’duroi më dhe iu ankua publikisht Luanës!

Në llogarinë e saj në Instagram, Luana Vjollca tregon vazhdimisht se është e impenjuar me punë nga mëngjesi në darkë, duke u marrë me projektet e saj të reja.

Ndërkohë që po përgatitet për emisionin e ri “Take me out”, i cili do të nisë shumë shpejt transmetimin në “Top Channel”, Luana po punon edhe për një projekt të ri muzikor.

Mirëpo, këto angazhime të shumta të Luanës duket se e kanë lodhur partnerin e saj, Krenarin.

“Lodhja” e tij ka arritur deri në atë pikë sa Krenari i është ankuar publikisht moderatores në postimin e fundit në Instagram.

Krahas fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:

😊

“Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..”

Moderatorja nuk i ka kthyer ende një përgjigje Krenarit, i cili le të themi që “e ka ftuar”  partneren për të bërë disa pushime.

Luana dhe Krenari po shijojnë prej disa vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, mirëpo kanë preferuar të tregohen sa më diskret në publik për marrëdhënien e tyre.