Saturday , March 6 2021

Igli Tare nuk heq dorë nga Muriqi

Lazio nuk është dorëzuar për sulmuesin Vedat Muriqi. Drejtori sportiv Igli Tare kërkon që të marrë në Romë sulmuesin kryesor të Fenerbahçes. Vlonjati e di se ka një konkurrencë të madhe për prizrenasin, por nuk dorëzohet.

Corriere dello Sport ka dalë me shkrimin sot se shtatlarti pëlqehet shumë nga kampi lacial. Ai do të ishte një alternativë përfekte për Ciro Immobilen, pasi ky i fundit mund të shitet në verë duke parë formën e tij të mirë.

Një tjetër alternativë për sulmin është dhe Oliver Giroud. Francezi është një alternativë më e lehtë për skuadrën e Inzaghit. Feneri nga krahu do të akten 20 milionë euro për Muriqin.