Sunday , February 28 2021

Rritet papritur numri i të vdekurve nga virusi i mistershëm në SHBA

Ka arritur në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA. Autoritetet bëjnë me dije ndërkohë që numri i të prekurve u rrit në mënyrë të beftë pasi gjashtë persona vdiqën në një spital në King County Washington.

Numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në SHBA kohët e fundit duke detyruar qeverinë që të marrë masa të forta përmes vënies në dispozicion edhe të një fondi 8 miliard dollar.

Pak orë më parë, autoritetet konfirmuar se numri i të prekurve është 52, ndërsa po shoqërohet me shqetësim raporti i lartë mes të prekurve dhe të vdekurve.

Simptomat e këtij virusi misterioz përfshijnë; ethe, kollë, ndjesi shtrëngimi në kraharor dhe vështirë në frymëmarrje, e deri në rastin më fatal, me vdekje.