Saturday , September 19 2020

“Xhaxhi kryeministër më ndihmo me një konteiner”: Thirrja rrëqethëse e 15 vjeçares që fle në tokë

Ina Bibaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vit të kaluar po përballet me jo vetëm me jetësën e vështirë në një çadër por shëndeti i saj është përkeqësuar nga lagështira. Kjo vajzë 15-vjeçare nga fshati Gallatë i Malësisë të Kurbit ndjek shkollën tek fshati fqinj në Skuraj. Problemet e saj shëndetësore dhe jeta e vështirë kanë shqetësuar dhe drejtorin e shkollës, Zef Markun, pasi nxnënësja ka nisur të mos frekuentojë mësimin.

“Na vjen keq për këtë nxënëse jeton në kushte të vështira në çadër pas dëmtimit të banesës. Jetojnë në çadër por flenë në tokë. Ka filluar të vijë rallë në shkollë”, thotë ai.

Marku sqaron se donin të mblidhnin një fond lekësh për vajzë që ajo të kurohej por i ati kërkon zgjidhje për strehimin.

“I ati nuk ka të ardhura që ta kurojë. E menduam të mblidhni të ardhura, po i ati nuk donte se thotë kur fle në tokë nuk sbëjnë gjë ilacet për sa kohë fëmijët flenë në tokë. Dua një kontenier na tha ai”, shprehet drejtori.

Ina dhe vëllai i saj për të shkuar në shkollë duhet të ecin rreth 1 orë e gjysmë. Sapo kthehet në shtëpi tregon se nga kushtet e këqia po vuan nga rematizma.

“Kockat më dhembin se nga lagështia në çadër patjetër që do të dhembin”, thotë Ina.

Prindërit e Inës veç saj kanë dhe dy fëmijë të tjerë. Prej skamjes njërën prej vajzave e kanë larguar nga shtëpia.

Vajzën e kam dërguar në Lezhë tek vëllai edhe ajo vuan me stomakun”, shprehet ajo.

Ina shpreson problemet e saj do të marrin zgjidhje vetëm nëse ky mesazh bie në veshin e kryeministrit Rama.

“Xhaxhi kryeministër unë kam nevojë për ndihmë. Ju lutem më ndihmoni! Dua një konteiner për familjen time, këtu në çadër nuk mund të jetojmë”, bën thirrje Ina