Monday , March 1 2021

Koronavirusi: Më në fund një lajm i mirë

Nga të dhënat e fundit në Kinë është vënë re ka një zbritje në numrin e personave të infektuar dhe ajo çfarë vihet re është se numri i të shpëtuarve ka filluar të rritet nga 50% në 70%.

Vendi ka regjistruar një bilanc total prej  80 651 personash të infektuar deri më tani.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se numri i personave të shëruar është  rritur në 55.404 , afër 70%. Ndërsa duket se situata po përmirësohet, të dhënat ekonomike po përkeqësohen : epidemia i ka kushtuar  Kinës një deficit tregtar prej 7.09 miliardë dollarë.

Të dhëna për importet dhe eksportet: Përveç eksporteve, të cilat ranë me 17.2% këtë vit në të njëjtën periudhë, rënia e importeve u ul në 4%.

Dy vdekje në Florida: numri i vdekjeve ka shkuar në 16 në SHBA.

2 persona kanë humbur jetën në Florida. Ky është një person në të shtatëdhjetat e tij i cili është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit. Viktima tjetër është një banor i Qarkut Santa Rosa i cili tashmë vuante  nga probleme shëndetësore.

Në Korenë e Jugut,  numri i personave të infektuar ka shkuar në 6.800. Koreja e Jugut regjistroi 483 raste të reja të personave  të  infektuar  duke e çuar  numrin e përgjithshëm në 6.767. Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  kanë raportuar  42 të vdekur.

Ndalimi i një anije lundrimi italiane në Malajzi: Kompania e njoftoi këtë duke theksuar se “për shkak të kufizimeve të vendosura në orët e fundit nga qeveria për ardhjen e udhëtarëve me kombësi italiane, varka ishte e autorizuar të hynte vetëm në portin e Penang sipas itinerarit të planifikuar”. Anija tani po shkon drejt Singaporit.