Thursday , July 29 2021

‘Maskat’ grabisin farmacinë e gruas së Ylli Bakës në Elbasan, marrin 35 milionë lek

Elbasan – Një farmaci në fshatin Papër të Elbasanit ka rënë pre e një vjedhje, ku persona ende të pa identifikuar kanë arritur që të marrin medikamentet me një vlerë rreth 3.5 milion lekë.

Sipas policisë vjedhja e kësaj farmacie ka ndodhur 10 ditë më parë, më datë 26 shkurt, ndërkohë autorët ende nuk janë kapur.

Mësohet se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Mbeten të paqarta rrethanat e vjedhjes, dhe se përse policia e ka mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë njoftohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.