Sunday , March 7 2021

Përplasen dy makina në Librazhd, 6 të plagosur, 2 nga Maqedonia

Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti paraditen e sotme te Kthesa e Murashit. Sipas policisë makina e drejtuar nga Neki Balla banues në Tiranë  u përplas me makinën e drejtuar nga Xhevdet Hajredini, banues në Shkup, që po udhëtonte së bashku me gruan, Lirie Hajredini.

Në makinën tjetër po udhëtonin katër persona, shoferi Neki Balla nga Babrruja, bashkë me Sadete Ballën 51 vjeçe, Zerije Koçin 50 vjeçe dhe Angjela Koçin 16 vjeçe nga Librazhdi. Të plagosurit janë në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.