Wednesday , April 21 2021

Pse njerëzit çmenden sa herë Luana bëhet brune

Biondet e përjetshme kthjenë koka dhe bëhen objekt bisede kur bëhen brune. Por vetëm herën e parë. Ndoshta dhe të dytën. Herën e tretë pastaj është një ditë si gjithë të tjerat. Çohesh me përtesë, futesh në Instagram, ah Luana qenka brune, pyet çfarë ka për mëngjes, lan sytë.

Por asnjëherë nuk ndodh kështu. Sa herë Luana i largohet biondes, të gjithë e humbasin. Komente, artikuj, faqet e fansave shpërthejnë. Dje, moderatorja postoi këtë foto nga afër ku duken flokët e zinj dhe gishti i dorezës që i rri shumë i madh. Dorezën e pa vetëm Eneda Tarifa, flokët e zinj i panë të gjithë dhe u çmendën. Luana? Brune? Ua!

Si shpjegohet ky fiksim i ndjekësve kur të famshmit apo Luana në këtë rast i ndryshojnë flokët si ndryshon moti në Tiranë. Sipas nesh, që s’jemi ekspertë, kujtesa e shkurtër. Ngaqë bombardohen çdo ditë me foto ku personazhi duket në një mënyrë të caktuar, u bën shumë përshtypje kur diçka ndryshon. Dhe, harrojnë që e njëjta gjë ka ndodhur para katër muajsh, gjashtë apo një viti. Bota online ecën jashtëzakonisht shpejt, ka shumë material dhe është e pamundur t’i mbash mend të gjitha.

Vetëm një vit më parë, moderatorja nuk postoi një foto si pa të keq me flokë të errët, por një videoklip të tërë! Natyrisht, fansat harruan dhe flokët e rinj, iu dukën revolucionarë.