Monday , July 26 2021

Fushatë sensibilizuese mbi Korona Virus në Elbasan

Korona Virus mbetet frikë nga një pjesë e mirë e shqipëtarëve.

Por për sa kohë që në Shqipëri nuk kishte pasur raste të shfaqura, të gjithë ne ishim të qetë.

Me konfirmimin e rasteve të para të të prekurve, frika është rritur.

Për ti mbrojtur qytetarët nga frika dhe ankthi I krijuar nga Korona Virus, sot, në një bashkëpunim të Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, janë shpërndarë në Sheshin Gensher të qytetit të Elbasanit, broshura informuese mbi menaxhimin e ankthit dhe frikës të krijuar.

 
Ky aktivitet do vijojë sërisht dhe më datë 10.03.2020, duke i qëndruar besnik misionit për ti ardhur sa më shumë në ndihmë qytetarëve.