Wednesday , April 21 2021

“I vizitova vetë, personalisht”, mjeku Kalo tregon gjendjen e dy personave të prekur me koronavirus. Çfarë e përkeqësoi gjendjen e të atit?

Mjeku Tritan Kalo në konferencën e dhënë për mediat nga task forca që është ngritur për masat e marra ndaj COVID-19, u shpreh se i kishte vizituar nga afër të dy personat që janë shtruar në Infektivin e QSUT-së. Kalo tha se gjendja e tyre paraqitet e mirë, ndërkohë që temperatura e 28-vjeçarit nuk ka qenë më shumë se 37.2 gradë celsius.

Sipas mjekëve i riu mund të quhet dhe pacienti zero në Shqipëri, sa kohë që është pacienti i parë që është prekur.

Nga ana tjetër për 54-vjeçarin, Kalo tha se gjendja e tij është përkeqësuar, edhe për shkak se ka qenë prej shumë vitesh duhanpirës i rregullt. Sipas mjekut babai ka një nivel më të ulët oksigjenimi në mushkëri, pikërisht prej duhanpirjes së gjatë.

“Të dy rastet janë te Infektivi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standardet botërore.

Do ia dalim mbanë në këtë beteje. Unë i kam vizituar vetë të dy këta pacientë, dhe gjendja e tyre është e mirë për momentin, djali nuk ka pasur temperaturë më të lartë se 37.2 gradë, ndërkohë që ka shenja pleumonare”, tha Kalo.