Friday , February 26 2021

Legalizimet në Elbasan, do të skualifikohen banesat në zonat e mbrojtura

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Qarkun e Elbasanit janë me qindra banesa që janë ndërtuar në zona të mbrojtura, jo vetëm ato që cilësohen si turistike, por edhe pranë oborreve të shkollave, pranë depove të ujit apo kolektorëve shkarkues.

Tani që procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është drejt fundit, drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan ka deklaruar se asnjë banesë që është ndërtuar apo ndikon negativisht në zonat e mbrojtura nuk do të legalizohet.

Për banesat që nuk do të legalizohen, pronarët e tyre do të trajtohen për banesat sociale ose do të kompensohen në formën që pritet ta parashikojë ligji i ri për pronat që pritet të miratohet së shpejti.