Sunday , March 7 2021

OFDA, Dega Elbasan, falenderon Bashkinë Elbasan dhe Kryetarin e saj z. Gledian Llatja në ditën e 8 Marsit

Nëna të nderuara, gra, motra dhe shoqe, kudo ndodheni! Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut Dega Elbasan, Ju uron të gjithave Gëzuar këtë ditë simbol të triumfit nga ndrydhja gjinore! Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe gjithmonë të suksesshme, në detyrën më të shenjtë si qenia më e bukur që sjell në jetë të tjera jetë, duke i rritur dhe edukuar ato!


Në këtë datë të veçantë ndërkombëtare, OFDA Dega Elbasan, falenderon Bashkinë Elbasan dhe Kryetarin e saj z. Gledian Llatja, që në mjediset e Shkollës “Luigj Gurakuqi”, në prani të Deputetes dhe Kryetare e PS për Elbasanin, në prani të Deputetit dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Drejtores së ZA Elbasan zj. Anila Çota, Drejtorit dhe trupës mësimore të shkollës “Luigj Gurakuqi”, dhe në prani të shumë qytetarëve elbasanas, nderuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit” disa mësuese të Elbasanit, për punën e tyre të frytshme në mësimin dhe edukimin e brezave.


Një nga mësueset që u nderua me këtë titull, është edhe Kryetarja e OFDA Elbasan Xhuljeta Graceni, e cila me përkushtim dhe punë të palodhur nuk resht në gadishmërinë e saj, si edukatore e brezave, ndërsa OFDA është pjesa tjetër e rëndësishme e jetës së saj.
Gëzuar nga mot, shoqe, nëna, motra! Gëzuar dhe gjithmonë të nderuara, gjithmonë të suksesshme! /bulevard news/