Saturday , March 6 2021

Shkoi për t’u kuruar tek vajza në Itali, ndërroi jetë nga koronavirusi. Kush është viktima nga Durrësi

Një grua nga Durrësi gjeti vdekjen në Itali pas një ataku kardiak ndërsa rezultonte e prekur edhe nga koronavirusi.

Qamile Shera, e cila banonte në lagjen nr.10 në Durrës vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali. Atje kishte vajzën të martuar me një italian.
“BalkanWeb” mëson se gruaja e kishte marrë virusin nga dhëndri i saj, duke i shkaktuar pasoja fatale për jetën. Trupi i saj pritet të vijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Fakti që një shqiptare ishte mes viktimave koronvirusi në Itali, ishte konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani. Konsullja në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Real Story” në “News 24” konfirmoi faktin se në Itali ndërroi jetë edhe një shqiptare nga Durrësi. Pojani tha se aktualisht familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.
“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.