Monday , July 26 2021

Gjenden 2 persona të pajetë në rrugë. Grupi hetimor po punon për shkaqet.

Dy persona u gjetën të pajetë në rrugë, njëri në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth dhe tjetrit në Tiranë, tek Kopshti Zoologjik “Rreth orës 13:15, në Fermë  Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth E.K.,44 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht policia e Durrësit.

Ndërkohë rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik në trotuar është gjetur i pajetë SH. A., 79 vjeç.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, tha në një njoftim paraprak policia e Tiranës.