Wednesday , April 14 2021

I dehuri në Librazhd godet dhe kundërshton efektivin e policisë

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë. Policia në Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin: M. B., 62 vjeç, banues në Librazhd.

Pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.