Saturday , March 6 2021

Emergjenca e koronavirusit, Kina dërgon ekipe ekspertësh mjekësorë në Itali

Një ekip prej pesë mjekësh kinezë me përvojë janë nisur për në Itali bashkë me anëtarë të Kryqit të Kuq të Pekinit dhe specialistë nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas CCTV, ata do të sjellin “aftësitë e tyre” dhe furnizime për të ndihmuar Italinë kundër epidemisë së koronavirusit.

Dje, në një telefonatë me kolegun Italian, Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio, homologu kinez Wang Yi tha se “nëse pala italiane kërkon ta ndihmojmë me ekipe mjekësh specialist, Kina është e gatshme të dërgojë personel mjekësor për të ndihmuar Italinë”.

Kina raportoi sot edhe 22 vdekje të tjera për një total prej 3158 nga mbi 4000 në të gjithë botën. Me vetëm 24 të infektuar në 24 orët e fundit totali i të prekurva që nga fillimi i epidemisë është më shumë se 80 000 nga mbi 117 000 raste në të gjithë botën.