Friday , February 26 2021

Vendi në kolaps nga koronavirusi/ Në Elbasan qytetarët dalin në protestë për shkak të mbylljes së zyrave të gjendjes civile

Në Shqipëri tashmë është regjistruar viktima e parë ngë koronavirusi, ku bëhet fjalë për një 73 vjeçare në Durrës e cila vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Ndërkohë që deri më tani është raportuar për 11 rastë të prekur me koronavirusi, përhapje kjo që ka shtuar numrin e masave nga shteti.

Një prej masava që janë marrë është edhe mbyllja e sporteleve të Gjendjes Civile që do të mbyllen deri më datën 23 mars.

Kjo masë ka irrituar qytetarët e Elbasanit, të cilët më tepër janë të alarmuar nga mbyllja e sporteleve sesa nga përhapja e koronavirusit.

Qytetarët po protestojnë në grup duke kërkuar hapjen e zyrave të gjendjeve civile, pasi sipas tyre do të largohen jashtë.