Saturday , February 27 2021

Vjen reagimi i Deputetit te Partise Socialsite pas akuzave te Partise Demokratike

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria po përpiqet të mbrohet nga një e “panjohur” që arsyeshëm ngjall shqetësim, prej lidershipit të Partisë Demokratike dhe disa përfaqësueve të tjerë të kësaj partie , burojnë deklarata që tregojnë shumë qartë se halli i tyre më i madh është ai i fatit politik. Mendimi im ështe se në asnjë moment nuk duhet të biem në grackën deklaratave dhe kundër-deklaratave por detyrimi për të qartësuar qytetarët duhet të na bëj t’i themi disa fjalë:
Së pari është në sytë e të gjithëvë që situata po menaxhohet me shumë kujdes nga profesionistët ndërkohë që intstitucionet e tjera të shtetit janë në mbështetje të të gjitha vendimeve që dalin nga tryezat e ekspertëve dhe nga Task Forca e COVID 19. Qeveria nga ana e saj ka marrë masa ekstreme me qëllim minizimin e përhapjes dhe po bën gjithçka që këto masa të zbatohen. Këshillat nuk kanë munguar asnjëherë ashtu si edhe gatishmëria e mjekëve dhe personelit tjetër shëndetësor që me kurajo po punojnë të palodhur. Numri i Urgjencës Kombëtare nuk ka qenë asnjëhere jashtë shërbimit por mirëkuptimi ynë duhet të jetë i plotë dhe nëse përgjigjja ndaj thirrjes vonon pak sekonda, kjo ndodh sepse ngarkesa është shumë e madhe. Çdo pyetjeje tjetër në dukje teknike por e ngjyrosur me një ngjyrë politike do t’i përgjigjesha se do të ishte mirë të lexonim protokollet për të marrë përgjigje dhe të mos humbisnim kohë me deklarata qe nuk janë këshilla për banorët e Republikës së Shqipërisë. Dua të risjell në vëmendje qëndrimin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara e cila na fton të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të përgjegjshme. #Kjonukështëkohaepolitikës por momenti i ndërveprimeve konstruktive për të dalë nga një situatë e vështirë.