Thursday , March 4 2021

“Po vuaj, kam nevojë për oksigjen”/ Vokalisti italian nxjerr pamjet e dhimbshme (FOTO)

Vokalisti italian, Leonardo Greco ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto ku shihet teksa po trajtohet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Greco shkruan se koronavirusi nuk është një shaka, ndaj u bën thirrje njerëzve që të tregojnë kujdes.

Ndërkohë ai po bën tamponin e tretë për të parë nëse është prekur apo jo nga COVID-19.

“Jam 37 vjeç, e kam dashuruar gjithmonë sportin dhe gjithmonë kam qenë shumë aktiv dhe i shëndetshëm… Ju shkruaj nga shtrati i spitalit Sacco. Ndërkohë që ju shkruaj i kam sytë me lot. Kam nevojë për oksigjen në mënyrë që të mos kem probleme me frymëmarrjen, kam temperaturë të vazhdueshme, kam pneumoni. Deri tani më kanë marrë 2 tampona për COVID-19 dhe të dy kanë dalë negativë.

Më bënë një të tretë këtë mëngjes, sepse kam ekzaktësisht simptomat e këtij virusi. Ju shkruaj që të kuptoni që nuk është një lojë dhe as një shaka. Nuk sëmuren vetëm të moshuarit! Mendoni për veten dhe mendoni për të dashurit tuaj. E vetmja mënyrë për të ndihmuar është duke qëndruar në shtëpi. Bëjeni ju lutem! Shpresoj që dëshmia ime të mund të shërbejë”, shkruan Leonardo Greco, vokalist italian.