Friday , February 26 2021

Sherr mes të rinjsh në Elbasan, plagoset me thikë një 21- vjeçar, identifikohet autori

Një person është konfliktuar me tre të rinj në rrethana të paqarta dhe më pas është qëlluar me thikë nga njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Dyli Haxhire” në qytetin e Elbasanit .

Personi i qëlluar me thikë është transportuar menjeherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe është rreth 21 vjeç. Gjendja e tij êshtë pa rrezik për jetën. Ndërkohë është identifikuar autori i ngjarjes dhe dy persona të tjerë të përfshirë në incident