Thursday , March 4 2021

Gabimi dje i disa qytetarëve pas urdhrit pa makina! Pipero: Si Italianët që përhapën koronavirusin

Qeveria mori dje masat për të kufizuar lëvizjen e makinave private nga sot deri të dielën në mesnatë dhe pas këtij vendimi disa qytetarë kanë lëvizur në  qytete të tjera për të kaluar fundjavën. Por në këtë situatë koronavirusi, është e rrezikshme pasi mund të përhapë virusin.

Këtë shpjegoi dje në emision, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili tha se këtë gabim bënë edhe italianët, duke e përhapur virusin nga Veriu ku ishte vatra e shpërthimit apo zona e kuqe, në Jug, duke çuar në një kolaps dhe rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Pipero propozon masa të tjera drastike për të shmangur këtë situatë.

Ja çfarë tha mjeku Pipero:

 “Duhet të ketë masa edhe më drastike. Kur po vija këtu mora vesh që sot duke pasur frikë që nesër nuk mund të lëvizësh me qindra automjete kanë udhëtuar nga Tirana në drejtim të Korçës, nga Tirana në drejtim të Shkodrës, në drejtim të Lezhës për të bërë fundjavën. Besoj që kanë bërë apo po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi të cilin bëri Italia në fazat e para të kësaj epidemie duke lejuar veriun të ikte në jug dhe u shpërnda në gjithë Italinë. Përmes jush bëj një thirrje tjetër, mirë që vajtën, por të bëhet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë lokal, asnjë restorant, asnjë dyqan. Kanë bërë gabim, është gabim shumë i rëndë që bëhet në këtë situatë”.