Monday , March 8 2021

8 tamponë në Elbasan. 6 dalin negativë, kishin grip normal. Priten me ankth 2 analizat e fundit që thuhet ende në proces

8 qytetarë të Elbasanit janë ndjerë keq dhe i janë nënshtruar tamponëve për CoViD-19. Fatmirësisht deri tani 6 prej tyre kanë rezultuar negativë dhe pse kanë pasur simptoma të rënda, kanë qenë me grip normal. Të gjithë jemi në ankth për rezultatet e dy tamponave të fundit që deklarohen nën proces analize dhe ende nuk ka përgjigje fikse.

Burime nga Best Channel lajmëruan më herët se 31 vjecari i infektuar me iniciale V.M. nga lagjia 5 Maji ka qene te marten e kaluar ne Itali, ku eshte infektuar me Koronavirus. Dy prinderit e tij te moshes 59 dhe 60 vjec janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Deri dje, Ministria e Shendetesise lajmeroi se janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 33 raste, nga të cilat: 8 janë të shtruar në spitalin Infektiv. Të shtuarit janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina.
25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Ajo që vihet re është se harta e përhapjes është zgjeruar me Fierin ku janë konfirmuar 4 raste pozitivë me koronavirus.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.