Monday , March 1 2021

Dhëndri në Elbasan thyen rregullat, merr nusen me pajton pa marrë masa kundër koronavirusit (FOTOT)

Pavarësisht vendimit të qeverisë për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve për të minimizuar përhapjen e koronavirusit, një familje në Elbasan duket se nuk e ka respektuar, pasi ka kryer ritualin e dasmës normalisht.

Në ditën e tretë të hyrjes në fuqi të vendimit që nuk lejon daljen nga shtëpitë, një familje rome ka preferuar të bëjë ceremoninë e dasmës sikur të ishte në një periudhë normale. Sigurisht, data e dasmës është fiksuar më herët.

Sot, numri i të prekurve ma koronavirus, ka shkuar në 42 përfshirë edhe dy pjesëtarë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

9e2c8c49-55bb-4325-a1e1-b51e6bd73805
264cb971-7fe5-45f6-a5ed-1f55ff01e0b0
42638bf5-2041-4571-8b29-83cb7f362adb
ba8ee507-f1ae-40f5-bf64-bba6b28ecfa0
d8f4a9c1-faeb-4688-bb4d-17a989d3be8f-1

/Foto nga TCH/