Friday , February 26 2021

Koronavirusi/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon sa është numri real i personave të prekur në vend

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e krijuar ne koronavirusi. Pipero theksoi se kjo sëmundje ka shumë të panjohura, por pavarësisht kësaj janë marra masat për ta pasur në qendër të vëmendjes.

“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmndjes tonë.As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjt e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjëndja shëndetësore e tyre është  e mirë. Janë të vetëizoluar”, u shpreh Pipero.

Përsa i përket numrit real të të prekurve ai tha:

“Nëse i referohemi studimeve e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 rastë të tjera, të sigurta që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400. Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmëndja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar, bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi.”