Tuesday , August 3 2021

Në dispozicion të ‘luftës’ kundër koronavirusit edhe spitalet private, Rama: Kush nuk zbaton urdhërin gjobë 5 milionë lekë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një akt normativ ku sipas tij do të vendosen në shërbim të shëndetësisë të gjitha strukturat private spitalore, hoteliere, ambulatore, autoambulancat dhe personeli përkatës shëndetësor.

Kryeministri Rama ne facebook:

🔴 AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS

Ndër të tjera:

🔴 NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.

🔴 MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT