Sunday , March 7 2021

Lajm optimist nga Infektivi ku janë shtruar të prekurit nga covid-19.

Një lajm optimist vjen nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, ku tre prej 20 pacientëve të shtruar me koronavirus kanë shfaqur përmirësime të dukshme. Gjithashtu, edhe ato që ishin në reanimacion janë në një gjendje stabël.

Ndërkohë më e vështirë është beteja për një nga pacientët, i cili po mbahet me frymëmarrje të drejtuar nëpërmjet aparaturave. Këto informacione të detajuara u dhanë nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nuk ka kursyer një lutje për mjekët në këto ditë të vështira.
“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët

10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç

Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi. Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”, shkruan Rama.