Thursday , March 4 2021

Bashkia Elbasan në ndihmë të personave në vështirësi ekonomike dhe per te moshuarit

Një punë e jashtëzakonshme po bëhet nga ekipet e qendrave ditore të Bashkisë së Elbasanit.
Për të moshuarit e vetmuar dhe personat në vështirësi po shpërndahet ushqimi në banesa.
Nga ky shërbim po përfitojnë ajo kategori e cila deri tani merrte shërbim pranë qendrave ditore, por edhe të moshuar të tjerë që kanë apeluar për ndihmë në kushtet e vetëizolimit.
Po ashtu në bashkëpunim me organizatën A2B po shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë.
Bashkia Elbasan falenderon organizatat dhe të gjithë ata që bashkëpunojnë për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.