Thursday , March 4 2021

Koronavirusi/ Ilaçi që dha rezultat në Itali do përdoret edhe në Shqipëri

Në Itali ka nisur  përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.
Zv/ministrja e Shëndetësisë  Mira Rakacolli deklaroi sot se ky ilaç do të përdoret në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë.
 “Medikamenti që përdoret karshi artritid, përdoret për artridin dhe është tocilizumab. Ne e kemi në Shqipëri. Kriteret e përdorimit të këtij medikamenti janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv dhe në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë do tu ofrohet e gjithë sasia e nevojshme për ata persona që do u duhet të përdorin këtë medikament”
Në Itali Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.
Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shnëdetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.