Sunday , March 7 2021

Aksident tragjik! ‘Audi’ me shpejtësi skëterre goditi kamionin! 4 të vdekur në Fushë Krujë

Katër persona humbën jetën nga një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në autostradën Fushë Krujë-Laç në afërsi të fshatin Borizanë, ndërsa viktimat janë nga fshati Larushk. Personi që drejtonte makinën ishte Flamur Visha. Nga të dhënat e para mësohet se ata po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ndërsa si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, ‘Audi’ goditi një kamion me targa të Kosovës nga pas.

Përplasja fillimisht rezultoi fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me ‘Audi’-n, pasi humbën jetën në vend, ndërsa i katërti u nis me shpejtësi për në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, por ndërroi jetë rrugës. Kujtojmë që në orarin që u regjistrua aksidenti nuk lejohet jo vetëm lëvizja e njerëzve për shkak të situatës së koronavirusit, por as qarkullimi i makinave të paautorizuara. Ende nuk dihet nëse makina tip ‘Audi’ kishte autorizim për të qarkulluar.