Sunday , February 28 2021

Koronavirusi/ “Askush s’do mbetet kurrë vetëm”; Vaktet ushqimore derë më derë për të moshuarit e Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se vijon edhe gjatë ditës së sotme dërgimi i vakteve ose ushqimeve bazë derë më derë për të moshuarit e Elbasanit që janë vetëm në këtë situatë të vështirë prej koronavirusit.

Përmes një njoftimi të publikuar sot, Balla thekson se askush nuk do të mbetet kurrë vetëm dhe se distanca sociale na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin.

“Edhe sot vazhdon dërgimi i vakteve ose ushqimeve bazë derë më derë për të moshuarit e Elbasanit që janë vetëm!  Askush s’do mbetet kurrë vetëm – distanca sociale veç na lehtëson betejën, duke mos harruar solidaritetin! “,- tha Balla.

“Telefono të moshuarit pranë teje për kujdes. Me ndihmën e zotit, ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë! Frikë aspak, kujdes po!”- u shpreh ai.