Saturday , March 6 2021

Tregimi i një të infektuari nga Elbasani. Çfarë më sugjeruan mjekët pas konfirmimit se isha me covid-19

40 vjeçari nga Elbasani pasi shpjegoi shenjat që ndjeu përpara se të konfirmohej nga analizat se ishte me Covid -19 vazhdon tregimin e tij:

Ndërsa më shpjeguan se temperatura e trupit vjen për shkak se trupi nuk e njeh këtë lloj sëmundjeje dhe se e vetmja mënyrë që trupi i kundërvihet është temperatura e lartë, me të cilën synon të vrasë virusin. Po ashtu më sugjeruan që të përdorja një tachipirine një herë në 4 orë ose e thënë më thjesht një paracetamol 500, po ashtu më këshilluan të konsumoja sa më shumë lëngje të nxehta, limona e portokalle e gjithashtu të qëndroja larg njerëzve për minimumi deri në 6 ditë sa të shërohesha plotësisht.”

I infektuari që e tregon me detaje eksperiencën e koronavirusit shprehet se pavarësisht që i respektoi rreptësisht të gjithë këshillat e specialistëve, thotë se pavarësisht se ia hodhi një herë, mund të infektohet përsëri dhe në infektimin e dytë mund të lindin probleme të tjera. Ndërkohë vazhdon të ndajë përjetimin e tij duke ndjerë shqetësim pasi kohët e fundit ka shumë qytetarë që janë kthyer nga Italia, madje pikërisht nga Bergamo e Milano, gjë që tregon një potencial të lartë rreziku në shoqëri pasi janë pikërisht shtresa e të moshuarve që e kanë të vështirë të tejkalojnë lehtësisht përballjen me Covid-19.

LEXO EDHE: Tregimi i një të infektuari nga Elbasani. Si e kupton një person që është infektuar me Covid-19?

Ndërkohë bën edhe një thirrje të fortë për të sensibilizuar të gjithë shqiptarët duke thënë se, “Ky lloj virusi nuk jep asnjë lloj paralajmërimi, në momentin që ju ndjeni simptomat dalluese të këtij virusi dijeni se e keni brenda trupit tuaj tashmë dhe imuniteti juaj po i kundërvihet pa e ditur konkretish se si do e luftojë, pasi edhe vetë trupi është pa eksperiencë në luftën ndaj një virusi të tillë.”

Së fundmi shpreh një këshillë për të gjithë shqiptarët duke thënë se çdokush duhet të qëndrojë minimalisht një metër larg personave të tjerë, minimalisht një herë në çdo dy orë duhet të lahen duart, të ndihmohet imuniteti me ushqime dhe pije që e forcojnë imunitetin dhe trupin. Duke theksuar se sëmundja mund të merret edhe me anë të rrobave, kujton se kurrsesi nuk duhet të takohemi me të tjerët me përqafime apo me duar. Ndërkohë shpjegon se distanca prej 1 metër është përcaktuar për vetë faktin se virusi në fjalë nuk mund të fluturojë. Si dhe përçon një këshillë të përsëritur vazhdimisht në spitalet në Bergamo duke thënë: Përgatisni ujë të nxehtë me të paktën gjysmën e një limoni duke e prerë në feta dhe sigurohuni të merrni sa më shumë vitamina C. Ndërkohë bën të ditur se simptomat këtu në Shqipëri shfaqen në mënyrë të ndryshme, ashtu si dhimbja e zgjatur e kokës, temperatura që zgjat për më shumë se 24 orë, avulli i nxehtë në trup dhe debulesë e përgjithshme në trup.

LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan, 59 vjeçarja e infektuar “thyen” vetëkarantinimin

Mirëpo bën thirrje duke thënë se arma më e mirë për këdo që infektohet nga ky virus është gjakftohtësia, e jo paniku, pasi fundja është një grip më i fortë se gripet me të cilët jemi mësuar, ajo që e dallon nga gripet e tjerë është pikërisht temperatura që vazhdon për më shumë se 3-4 ditë pa ndërprerje, mirëpo nëse gjendja rëndohet dhe nisni të keni edhe kollitje atëherë këshillon që çdokush të orientohet urgjentisht drejt spitaleve, pasi në këtë rast kolla mund të jetë një shenjë e pneumonië së shkaktuar nga ky virus. Së fundmi tërheq vëmendjen mbi rëndësinë e shmangies së qëndrimit në një ambient ku gjenden shumë njerëz, çfarëdoqoftë ky ambient, pasi virusi mund të mposhtet më lehtë individualisht dhe kështu nuk ekziston rreziku që t’ua tejkalojmë personave që mund të mos e mposhtin aq lehtë sa ne.