Thursday , March 4 2021
FOTO ILUSTRUESE

300 forca policie për kapur 2 vëllezërit nga Elbasani.

Arrestohen në Qerret të Kavajzës vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, në kërkim për dy grabitje të bujshme njëra në rrugën e Rinasit dhe tjetra brenda aeroportit. Në një operacion me përfshirjen e 300 forcave policore, vëllezërit Çala u prangosën në një banesë që kishin marrë me qira në këtë zonë. Policia thotë se u sekuestruan armë zjarri sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Për grabitjen e 4.6 mln eurove në 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj, dhe në kërkim bashkëpunëtori i dy vëllezërve, Talo Cela.