Saturday , March 6 2021

Qarkulluan pas orës 10.00 gjobiten 8 këmbësorë në Elbasan

Qarkulluan pas orës 10.00 gjobiten 8 këmbësorë në Elbasan.
Ndëshkimet e paralajmëruara ditën e djeshme nga qeveria për këmbësorët, kanë dhënë efektet e para. Pas orës 10:00, rrugët e Elbasanit, qyteteve të kësaj prefekture dhe gjithe Shqipërisë kanë ofruar një panoramë krejtësisht ndryshe nga dita e djeshme. Sheshet dhe bulevardet kanë qenë bosh.

Nga sot, këmbësorët kanë mundësi që të dalin vetëm 6 orë në ditë, 4 orë gjatë paradites, më konkretisht nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00. Por ajo që duhet theksohet se çdo kush që do të duhet të lëvizë në këto fasha orari duhet të jetë i vetëm, jo me persona të tjerë në krah, me qëllim për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve që bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit. Që do të thotë nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, jo vetëm do të gjobitet , por për shembull nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit. Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në këto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve.