Saturday , February 27 2021

Shënohet viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Itali, është një vajzë

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për një vajzë 27-vjeçare nga Pesaro, e cila gjeti vdekjen të enjten, më 19 mars.

Megjithatë identiteti i saj nuk bëhet me dije. E reja figuron mes 22 personave që gjetën vdekjen ditën e djeshme në zonën e Marche, për shkak të koronavirusit.

Siç raporton “Corriere”, e reja, vuante dhe nga patologji të tjera, çka e çuan drejt vdekjes. Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405