Sunday , September 20 2020
FOTO ARKIVA

Procedoen penalisht 2 administratorë në Elbasan, shisnin ilaçe dhe ushqime pa faturë tatimore.

Policia e Shtetit vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë.