Thursday , August 6 2020

Çiklisti 40 vjeçar në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit, gruaja e tij ka një mesazh për të gjithë…

Një sportist, çiklist, është duke luftuar për jetën në spital pasi është diagnostikuar si mbartës i koronavirusit, ndërkohë nga krahu tjetër, gruaja e tij, i bën thirrje të rinjve që të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë që nuk janë të “pathyeshëm” ndaj kësaj të keqeje. Daniel Schuchman, 40 vjeç, një ekspert IT dhe babai i katër fëmijëve nga Londra e Veriut, shfaqi komplikacione shëndetësore javën e kaluar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

Daniel ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore, e ka të vështirë të ecë ose të flasë dhe vazhdimisht kërkon ndihmën e oksigjenit për të marrë frymë lirshëm, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja e tij, Anna Schuchman, u shpreh për mediat lokale:

“ Ka një fytyrë dhe emër prapa secilës prek këtyre statistikave. Mos mendoni se juve s’do t’iu ndodhë. Të jesh i shëndetshëm dhe i ri, nuk është një klauzolë për të shpëtuar”.

Anna, u shpreh se Daniel, shëtiste me biçikletë 40 kilometra çdo të dielë dhe nuk kishte sëmundje të tjera.

“I hipi një temperaturë e lartë të dielën në mbrëmje dhe ne e dëgjonim atë duke u kollitur gjatë gjithë kohës. Ditën e martë, burri im i gjatë dhe i shëndetshëm, nuk mundi më të lëvizte. Të nesërmen e dërguam në spital dhe nuk e kemi parë më që nga ajo ditë”, tha ajo.

Anna, kishte dhe një mesazh të qartë për qytetarët në Britani, por jo vetëm.

“Pavarësisht nëse jeni i ri apo i moshuar, i shëndetshëm ose mbipeshë, merreni seriozisht këtë virus. Ju mund të infektoheni pa e kuptuar, është e dukshme. Ju nuk e dini se ku mund t’I lini mikrobet tuaja dhe mund të infektoni shumë njerëz. Unë thjesht dua t’iu bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi”, tha ndër të tjera Anna.

Sakaq, ajo dhe katër fëmijët e çiftit, midis moshës gjashtë dhe 16 vjeç, janë izoluar në shtëpi dhe deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.