Sunday , February 28 2021

Covid-19/ Vjen lajmi i mirë nga Elbasani

Del pergjigja e parë për 62 vjeçarin nga Elbasani të prekur nga Covid-19. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ai rezulton negativ në testin e parë.

62-vjeçari është kështu drejt shërimit, ndërkohë që një test i dytë të konfimojë nëse është shëruar plotësisht nga virusi.

Ai e kaloi sëmundjen duke qenë i vetekarantinuar në banesën e tij në Elbasan, duke ndjekur këshillat e mjekëve.

62-vjeçari u infektua nga djali i tij, ku pozitiv rezultoi dhe bashkëshortja e tij, e cila vijon te jete ende e shtruar ne spital. /abcnews.al