Thursday , July 9 2020

Rasti i ri Coronavirus në Elbasan. Ja ku banonte 60 vjeçari

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 146, ndërsa 5 persona kanë ndërruar jetë.

Vlen për t’u theksuar faktin se numri më i madh i të prekurve të rinj është në Tiranë me 11 të tillë duke e çuar në 83 numrin total të të infektuarëve në kryeqytet. Shqetësues është fakti që qyteti i Elbasanit ka patur një rast të ri infektimi. Bëhet fjalë për një 60 vjeçar banor i lagjes “Emin Matraxhiu” tek pallatet pranë stadiumit.

3 raste të reja janë konstatuar në Lezhë gjithashtu dhe nga dy raste në Fier dhe Korçë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit:

11 raste në Tiranë

1 rast në Durrës

1 rast Elbasani

2 raste Fier

2 raste Korcë

1 rast Vlora

1 rast Shkodër

3 raste Lezhë

1 rast Krujë .