Saturday , February 27 2021

Babai infekton edhe fëmijët, dy vëllezër 25 e 21 vjeç në Elbasan, të prekur nga koronavirusi

Dy të rinj rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Elbasan. Ata janë të moshës 25 dhe 21 vjeç. Babai i tyre ishte konfirmuar të mërkurën si i infektuar, ndërsa tani të prekur janë edhe dy djemtë.

Të rinjtë punonin dhe studionin në Tiranë, ndaj një pistë është që virusin ta kenë marrë në kryeqytet dhe të kenë infektuar edhe të atin. Por ekziston edhe një pistë tjetër që virusin ta kenë marrë nga mamaja e tyre.

Kjo e fundit ka temperaturë, por ka rezultuar negative në testin e parë. Ajo punon në një institucion shtetëror dhe në 8 mars ka qenë në një festë në Korçë. Djemtë, ndryshe nga prindërit, kanë dalë pozitivë, por nuk kanë simptoma.