Thursday , July 29 2021

Pandemia e Gripit Spanjoll/ Kishit dyshime? Ja përgjigja finale se përse u ul vdekshmëria

Të dhënat nga pandemia e Gripit Spanjoll sugjerojnë që distancimi i rreptë shoqëror dhe masat e tjera ngadalësuan përhapjen e sëmundjes dhe ulën nivelet e vdekshmërisë deri në 50% në qytetet që i përdorën ato. Ky është përfundimi i një përmbledhjeje studimore të tre studimeve nga 1918-19 që krahasuan qasjet e qyteteve amerikane për t’u përballur me një pandemi që infektoi gati një të tretën e popullsisë së botës dhe vrau 50 milion njerëz.

Atëherë, si tani, jo të gjithë ranë dakord se masat kufizuese të distancimit shoqëror ishin politika më e mirë për kontrollimin e pandemisë.

Kjo analizë e të dhënave që datojnë nga pandemia e Gripit Spanjoll tregon se qytetet që morën masa të hershme dhe shumë të rrepta, kolektivisht kishin midis 30% -50% nivele më të ulëta të sëmundjes dhe vdekshmërisë në krahasim me qytetet që nuk ndërmorën veprime të ngjashme. Masat e miratuara nga qytetet që ngadalësuan sëmundjen përfshinin ndalimin e tubimeve masive, mbylljen e shkollave dhe kishave dhe detyrimin e procedurave të dezinfektimit dhe higjenës.

Sa më të rrepta politikat e izolimit, aq më i ulët është niveli i vdekshmërisë “, tha Stefan E. Pambuccian, MD, një citolog, nënkryetar i Departamentit të Patologjisë dhe Mjekësisë Laboratorike në Universitetin Loyola Chicago Stritch School of Medicine.

“Megjithëse bota është një vend shumë më ndryshe nga sa ishte 100 vjet më parë, efikasiteti i masave të krijuara gjatë pandemisë 1918-19 na jep shpresë se masat aktuale gjithashtu do të kufizojnë ndikimin e pandemisë COVID-19”, shtoi ai./ Scan, Forbes