Tuesday , August 3 2021

13 viktima me koronavirus! 243 të prekur me COVID- 19 në total (20 raste të reja sot)! ‘Shpërthen’ virusi në Durrës

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima me COVID-19, duke e çuar në total në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. 62-vjeçari nga Durrësi, nuk ia doli të triumfonte në këtë betejë, e ndërsa referuar burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, ai kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese, specifikisht me diabet. 62-vjeçari ka qenë në vetëizolim në shtëpi, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e për pasojë është dërguar me Urgjencë drejt spitalin Infektiv, ku dhe ka ndërruar jetë.

Një bilanc gjithnjë e një rritje vijon të kenë numri i personave të infektuar, ku ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 20 raste të reja, nga 145 testime të kryera, në total 243 të infektuar. Një shpërthim të virusit ka pasur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit, me 12 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, e ndërsa në Tiranë, Korçë, Fier, qytete këto të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve ka pasur një ngadalësim. Më konkretisht, në Tiranë janë konfirmuar 5 raste të reja, Korça dhe Shkodra 1 rast i ri, e ndërsa në Fier 0. 

Në spitali Infektiv janë shtruar 3 pacientë të rinj të konfirmuar pozitiv duke çuar në total në 77, në këtë godinë kapaciteti i së cilës është 120 shtretër. Nga këta, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bën me dije se 8 prej tyre janë në terapi intensive, 3 nga këta janë të intubuar e ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ka një pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila u operua nga apandesiti.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë  129 raste
Durrës 26 raste
Fier 23 raste
Korçë  15 raste
Shkodër  8 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje 4 raste
Kavajë  4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë  2 raste
Mirditë  2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos i drejtohen menjëherë spitali, por të telefonojnë nënumrin e Urgjencës 127, në rast se kanë simptona dhe në linjën e gjelbës 0800 40 40 për çdo pyetje. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19″, njofton Ministria e Shëndetësisë.