Monday , July 26 2021

Identifikohet vatra e tretë e Covid-19 në Elbasan. Bashkia merr masa për dezinfektimin e zonës (Foto)

Që prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit u konfirmuan edhe tre persona të tjerë të infektuar me Korovirus. Sipas burime të Institutit të Shëndetit Publik të tre personat janë të së njejtës familje, nëna 52 vjeç me dy vajzat e saj. Fatmirësisht bashkëshorti nuk ka rezultuar pozitiv ndaj covid-19.

Raportohet se 52 vjeçarja është punonjëse e një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se janë infektuar nga kontakti që kanë patur me një 62 vjeçare.

Gjithashtu bëhet e ditur se 52 vjeçarja është derguar mëngjesin e sotëm për një trajtim më të specializuar në infektivin e Tiranës.

Bashkia e Elbasanit ka marrë masa që në orët e para të mëngjesit për dezinfektimin e zonës ku është identifikuar vatra e tretë e Covid 19 në Elbasan.

Është bërë dezinfektimi i zonë dhe i pallatit, përfshirë ambientet e brendshme të tij.