Thursday , July 29 2021

Policia e Elbasanit arreston shpërndarësin 52-vjeçar.

Një 52-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia pas informacioneve se ai shiste heroinë në qytetin e Gramshit. A. D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh është i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

“Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thotë zyrtarisht polica e Elbasanit.