Tuesday , March 9 2021

Çfarë po ndodh?! Zbulohen pamje bunkerësh të porositur nga miliarderë.

Kompani të specializuara që arrijnë të ndërtojnë struktura të nëndheshme me siguri të lartë izolimi, po përballen me një numër të madh kërkesash për ndërtim të ngutshëm të objekteve rezidenciale bunker. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv amerikan Cable News Network (CNN), raporton noa.al. Nën titullin “Bunkerë miliarderësh, si 1% e popullsisë së botës po përgatiten për apokalips”, ky rrjet informoi sot se një sërë kompanish kudo nëpër botë po i përgjigjen kërkesave në rritje për struktura që i mbrojnë njerëzit nga çdo lloj rreziku, qoftë ky pandemi globale, asteroid apo qoftë edhe rreziku i Luftës së Tretë Botërore.

Por ndërkohë, kklientët për vetë lehtësirat financiare që kanë, po kërkojnë edhe lukse në këto struktura prej betoni. Shumë nga miliarderët e sotëm kanë vendosur të projektojnë bunkerët e tyre të fshehtë për familjet dhe personelin e tyre.

Gary Lynch, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Rising S Company” me seli në Teksas, SHBA, thotë për CNN se shitjet e bunkerëve luksozë nëntokësorë nga viti në vit kanë një rritje prej 700% në krahasim me vitin 2015.

Por ndërkohë që disa persona duan një bunker të tërë për vete, të tjerë parapëlqejnë të jenë brenda tij bashkë me një komunitet, sepse kjo gjë mund të ofrojë një përvojë më të ngjashme me atë të botës reale.

Këto struktura të fortifikuara janë projektuar për të përballuar sulme bërthamore dhe janë të pajisura me rrjet elektrik, sisteme për pastrimin e ujit dhe filtrim ajri kundër sulmeve bërthamore, biologjike dhe kimike.

Nëse thua “bunker apokaliptik”, shumë njerëzve u shkon mendja te një dhomë prej betoni e mbushur me ushqime të konservuara. Rreziku i një shfarosjeje mund të duket po aq i pranishëm sa gjatë Luftës së Dytë Botërore, por strehimet e sotme me një nivel të lartë sigurie ndryshojnë shumë nga homologet e tyre të shekullit të 20-të.

Siç do të shihni dhe në fotogaleri, këto struktura janë ndërtuar dhe të tjera janë në ndërtim e sipër në disa shtete të SHBA, por edhe në Europë si, Çeki, Poloni, etj.