Thursday , March 4 2021

Covid-19/Izolohen 22 punonjësit e bankës në Elbasan

Një punonjëse e një Banke së bashku me 2 vajzat e saj janë konfirmuar me koronavirus në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Punonjësja e Bankës, 52 vjeç, është e vetkarantinuar sëbashku me 2 vajzat e saj, 22 dhe 24 vjec.

Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja, pas kësaj ngjarje 22 punonjësve të kësaj Banke iu është marrë tamponi, dhe nga nesër është njoftuar se do të ndërpritet puna, deri në mbërritjen e përgjigjeve të analizave të këtyre punonjësve.

22 punonjësit e Bankës në Elbasan janë futur në karantinë pas infektimit të koleges së tyre. Dyshohet se punonjësja është infektuar gjatë kohës së shërbimit ndaj qytetarëve në bankë./abcnews