Thursday , March 4 2021

Mjeku Tritan Kalo, për Covid-19: Jemi ende larg momentit për të thirrur ‘Fitore!’

Mjekët epidemiologë dhe infeksionistë janë në vëmendje të të gjithëve këtë periudhë të vështirë pandemie për të gjithë botën. Edhe mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, vazhdimisht gjatë kësaj periudhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të respektojnë rregullat dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Përmes një statusi të fundit të tij në Facebook, Kalo thekson se jeta e çdo shqiptari nuk ka çmim. Po ashtu, ai nënvizoi faktin se jemi ende larg atij momentit për të thirrur ‘Fitore’.

MESAZHI

PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur. 3.04.2020. Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT. Deri më sot, SHUMË e SHUMË FJALË janë thënë për COVID-19. Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta., PËR TË MOS U BËRË të BEZDISSHËM, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve. Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar dhe ato po vijojnë të përmirësohen dita – ditës.

VETËNDËRGJEGJËSIMI në mendimin tim ende NUK është ai i dëshiruari…. VIJONI të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjienën, ushqyerjen, ajrosjen. MASAT kufizuese të ndërmarra duket se po funksionojnë. NE edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur merremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre. JEMI KURDOHERË ATY PËR JU. Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë. JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë.

JEMI ENDE LARG MOMENTIT PËR TË THIRRUR FITORE!!!